
“Presidenti i zgjedhur ka perpara disa sfida te jashtezakonshme, por pajtohem me mendimin se ne krye te SHBA kemi njeriun dhe administraten e duhur per te zgjidhur keto probleme”.
I ketij mendimi eshte profesori shqiptar i ceshtjeve politike ne Nju Jork, Shinasi Rama. “Krizat jane te shumta dhe jane mbledhur te gjitha ne te njejten kohe, por ka nje mbeshtetje te madhe popullore per Obamen, i cili edhe pse nuk do jete ne gjendje te zgjidhe te gjitha ceshtjet, do te jete ne gjendje ta coje vendin ne rrugen e duhur”, ka pohuar Rama ne emisionin “Top Story”.
Me tej, duke e vene theksin tek lufta ne Irak e Afganistan, Rama, dikur student aktiv i levizjes se dhjetorit ne Shqiperi, eshte shprehur se sukseset nuk mungojne.
“Sa per Afganistanin dhe Irakun, nuk do te ngutesha per t’i cilesuar si fitore apo humbje, por per Irakun mund te them se tashme jeton ne nje sistem demokratik ku ka te drejte te zgjedhe kreret e shtetit”, ka deklaruar Rama.
Ai ka shtuar me tej se nje nga detyrat kryesore te presidentit te ri do te jete bashkepunimi me Kongresin. “Ceshtja eshte qe presidenti dhe Kongresi te punojne bashke ne menyre qe te zgjidhen krizat. Problemi kryesor eshte se pushteti eshte nje mjet per te zgjidhur problemet dhe ne jemi te lumtur qe kemi Obamen”, ka shtuar Rama.
Top Channel