
Ne fshatin Goskove te rrethit te Korces jetojne ne mes te kater rrugeve dy gra nene e bije. Ato jetojne ne ekstremin e mjerimit, te braktisura nga te afermit.
Flene jashte ne dimer dhe ne vere. Lindita Emini rreth 32 vjece, nuk flet.
Ajo ka pesuar nje shok, ndersa nena e saj mundohet te lype dhe te siguroje pak ushqim per te dyja. Deshtimet ne martesat e tyre kane sjelle fatin e keq per dy grate.
Ato i gjen cdo dite ne fshatin e tyre Goskove. Vajza rri ulur e mbuluar dhe veshur trashe e mbeshtetur ne te njejtin mur, ndersa nena e saj kerkon tek banoret ushqim.
Banoret tregojne se disa te aferm ju kane dhene nje kasolle dy grave sa per te fjetur, por per shkak te gjendjes se tyre mendore, nene e bije vazhdojne te jetojne ne rruge edhe ne dimer.
Ato nuk dijne te bejne nje apel, nuk dijne cfare te kerkojne. Tashme jane pershtatur me kete menyre jetese.
Top Channel