Ende mister fati i tre peshkatareve

22/01/2009 08:15

Mbetet ende mister fati i tre peshkatareve vlonjate, qe prej disa ditesh rezultojne te humbur ne det. Sot pritet te rinisin kerkimet per gjetjen e gomones.

Identifikimi ne brigjet malazeze i nje mjeti lundrues dhe gezimi rreth mesdites se djeshme kane qene te parakohshme, pasi nuk behej fjale per gomonen e kerkuar.

Operacionet e kerkim-shpetimit gjate oreve te pasdites u perqendruan ne kufirin ujor malazezo-kroat, pasi i gjithe territori ujor shqiptar eshte kontrolluar ne menyre te vazhdueshme dhe gomonia nuk eshte pikasur dhe as jane gjetur gjurme te saj.

Drejtuesit e rojes bregdetare shqiptare jane ne kontakt te vazhdueshem me qendrat kombetare operacionale te kerkim-shpetimit te Kroacise dhe Malit te Zi, per te koordinuar veprimet dhe komunikuar per çdo rast.

Per kerkimin dhe shpetimin ne det jane perfshire ne kerkim dhe autoritetet e Portit te Dubrovnikut dhe Rajoni Policor i Dubrovnikut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB