Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila ndodhet ne Uashington ku ka marre pjese ne ceremonine e betimit te presidentit Barack Obama, e ka cilesuar inaugurimin si nje ngjarje te jashtezakonshme jo vetem per amerikanet por per te gjithe boten.
“Edhe per amerikanet ka qene nje rast unik krahasuar me ceremonite e tjera. Ishte nje pjesemarrje e jashtezakonshme dhe nje situate e jashtezakonshme ne Uashington, qe te bente te mos e ndjenje te ftohtin”, ka deklaruar Topalli ne nje interviste per VOA.
Kryeparlamentarja ka vleresuar se gjithe procesi, qe nga fushata e deri tek zgjedhja e Obames president ka lene gjurmet e veta edhe ne Shqiperi.
“Ajo qe me ben pershtypje eshte se elementet e verifikuar gjate fushates se Obames po shihen edhe ne Shqiperi. Ky president eshte nje orator i lindur pasi ben popullin e vet qe ta besojne”, eshte shprehur Topalli.
Me tej, lidhur me zhvillimet ne Shqiperi, Topalli ka sqaruar edhe ftohjet e fundit te mazhorances me presidentin e Republikes per ceshtjet e gjyqtareve.
“Nese eshte nje gjykates qe ka dhene nje vendim me pushkatim apo internim, ate nuk e pranon askush. Nga ana tjeter, eshte nje gje shume e rende te rrezosh 5 gjykates. Veprime te tilla nuk mund te pranohen. Keto jane ceshtje parimesh dhe jo personale”, ka sqaruar Topalli.
Top Channel