Tirana vuan, ka probleme në fushë edhe jashtë saj

21/01/2009 10:25

Te Tirana ka probleme. Marrëdhëniet mes donatorëve po përjetojnë momentin më të keq që prej ditës kur u bashkuan për të sponsorizuar klubin bardheblu dhe duket se kanë arritur në një pikë pa kthim.

Dështimi i një tjetër mbledhjeje të kryesisë, për shkak të “injorimit” të saj prej 3 nga 4 donatorë (edhe nga Shefikat Ngjela, e cila, sipas disa burimeve brenda klubit, ishte madje edhe iniciatorja e kësaj mbledhjeje) e konfirmon një gjë të tillë.

Tashmë duket se vetëm bashkia, ose në rastin më të keq asambleja, mund ta zgjidhin situatën, pasi vetë donatorët nuk e gjejnë dot gjuhën e përbashkët.

Kësaj periudhe negative mes palëve i shtohen edhe paraqitjet jo bindëse të skuadrës në minifazën përgatitore në Antalia. Pasi ka mundur Bafra Beledyespor (5-1) dhe ka humbur ndaj Brazilit “B” (3-1), dje Tirana nuk ka mundur të shkojë më tej se një barazim 2-2 me Apoloninë. Autori i dy golave për bardheblutë ishte Daniel Xhafa.

Top Channel