
Gjykata e Tiranes ka dhene masen e sigurise “burg pa afat” per vrasesin e gruas. Me kerkese te prokurorise, togat e zeza caktuan masen e sigurise me burg ndaj shtetasit Shpetim Zhllima, 39 vjec, lindur dhe banues ne Tirane.
Zhllima eshte arrestuar dy dite me pare si autor i dyshuar ne vrasjen me arme te ftohte thike te bashkeshortes se tij, Nafije Zhllima, brenda baneses se tyre ne Tirane, pas nje grindjeje.
Ai nuk ka dhene asnje shpjegim para gjykates ne seancen e caktimit te mases se sigurimit. Prokuroria kerkoi qe 39-vjecari te qendroje ne arrest me burg deri ne perfundim te hetimeve, duke e akuzuar per “vrasje me dashje” te bashkeshortes se tij.
Nderkohe qe pala mbrojtese i kerkoi gjykates te njohe edhe rrethanat ne te cilat ka ndodhur ngjarja. Sipas mbrojtjes, i pandehuri ka qene nen efektin e alkoolit dhe ne keto kushte ai mendon se ka qene i papergjegjshem per vepren qe ka kryer.
Top Channel