Zhdukja e Hoxhes, deshmojne dy zyrtare
20/01/2009 10:20
Seanca e radhes e procesit gjyqesor per zhdukjen e Remzi Hoxhes ka vijuar me deshmite e dy zyrtareve te SHIK.
Gjate deshmise se tij, inspektori i SHIK, Anibal Basha, tha se dyshonte se Avni Loshaj, i cili ishte nje prej personave te rrembyer bashke me Hoxhen, ishte agjent i sherbimit sekret serb.
“Kam qene i pranishem gjate kohes qe Loshaj jepte deklarime ne zyren e Ilir Kumbaros. Deklarimet me shkrim te tij ia kam dorezuar vete Kumbaros”, u shpreh Basha.
Ne seance deshmoi edhe ish-kreu i SHIK-ut ne Sarande dhe Tropoje, Alfred Duka, i cili tha Avni Loshajn e kishte takuar ne vitin 1995 dhe ai i ishte prezantuar si gazetar austriak.
Top Channel