Rinovimi, Kotbuz-Skela janë ende larg

20/01/2009 10:20

Menaxheri i Energi Kotbuz Shtefen Hajdrish ka lëshuar një sinjal të fortë në drejtim të lojtarëve të mesfushës: “Priten të vijnë të tjerë”.

Këtë e ka argumentuar si një paralajmërim të qartë për shqiptarin Ervin Skela, një nga më të mirët e sezonit të kaluar, por që në këtë pjesë të parë të këtij edicioni nuk është se po shkëlqen (1 gol, 2 asiste dhe me një notë mesatare të dobët të dhënë për të nga “Kickerit”, 4,16).

“Ajo që i mungon atij është thjesht një gol vendimtar. Kjo do të ndryshonte edhe përshtypjet për të”, thotë Hajdrish. Ndërkohë, shtypi gjerman ngre pikëpyetjen në ka ikur tashmë koha e Skelës. Hajdrish nuk është dakord: “Ne e shikojmë atë si një ‘play-maker’”.

Hajdrish siguron se Skela ka bërë një paraqitje të mirë edhe në Larnaka të Qipros (në fazën përgatitore). Ndërsa për sa i përket rinovimit të kontratës, palët janë ende larg marrëveshjes: Skela kërkon një kontratë 2-vjeçare me opsion, ndërsa Hajdrish propozon një kontratë, ku bazë të jenë paraqitjet e futbollistit.

Top Channel