Krimet e Renda, 31 vjet burg per babe e bir

20/01/2009 08:35

Gjykata e Krimeve te Renda denoi me 31 vjet burg dhe 13 milione leke gjobe, rreth 110 mije euro, babe e bir te akuzuar per trafik prostitucioni.

Trupi gjykues i shpalli dy te pandehurit fajtore, ndersa dha vendimin perkatesisht me 15 vjet burg dhe 7 milione leke gjobe per te pandehurin A.P., ndersa per djalin e tij, gjykata dha denimin me 16 vjet burg dhe 6 milione leke gjobe.

Sipas hetimeve te prokurorise, i pandehuri,ne vitin 2004, eshte njohur me te demtuaren Silvana K. dhe i ka premtuar martese dhe nje jete me te mire ne Greqi.

Pasi jane nisur te dy ne vendin helen, sipas akuzes, i pandehuri, nepermjet dokumenteve false, e ka derguar ne Norvegji te demtuaren, ku e ka pritur i biri N.P. Me pas ky i fundit e ka detyruar te prostituoje, ndersa i pandehuri e ka kercenuar ne telefon, duke e urdheruar qe te vepronte sic thoshte i biri i tij.

Top Channel