Inter, sakrifikohet treshja Cordoba-Maxwell-Crespo

20/01/2009 20:45

Humbja e Bergamos ka sakrifikuar 3 lojtaret qe kane gabuar me shume ne deshtimin zikalter.

Trajneri i Interit, Jose Mourinho ka lene ne pankine per ndeshjen e kupes kunder Romes, treshen Cordoba-Maxwell-Crespo, ndersa rikthehet ne formacionin titullar treshja Quaresma-Mancini-Balotelli.

 “I kam thene skuadres se ne 9 vite karriere eshte hera e dyte qe ndiej dicka kaq negative. Nje prej tyre eshte humbja me Atalanten dhe tjetra kur drejtoja Porton dhe humbem nje ndeshje 3-0. Nuk eshte fundi i botes. Funksionoi vetem nje gje, ekujlibri psikologjik pasi ne pjesen e pare humbem 3-0 dhe ne te dyten mund te kishim humbur mendjen”, thekson Mourinho.

Ne vijim, trajneri karizmatik theksoi se humbja i sherbeu per te folur gjate me skuadren, por shtoi se e rendesishme eshte qe Interi e mbylli fazen e pare ne krye te klasifikimit. “Eshte nje krenari pasi nuk ka shume trajnere qe momentet e veshtira i kalojne ne vendin e pare te renditjes”, deklaron Mourinho, duke kerkuar te cdramatizoje situaten.

Top Channel