
Lidereve boterore qe i kane derguar mesazhe urimi presidentit te SHBA, Barack Obama me rastin e marrjes se detyres iu eshte bashkuar edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha.
“I nderuar z. President Obama! Eshte nder dhe kenaqesi e veçante per mua, qe ne emrin tim dhe te qeverise shqiptare t’Ju dergoj pershendetjet me miqesore dhe urimet me te perzemerta, me rastin e marrjes, nga ana Juaj, te detyres me te larte te planetit, ate te Presidentit te SHBA, te vendit te madh te lirise”, eshte shprehur Berisha ne mesazhin e tij.
Gjithashtu, kryeministri i ka dhene presidentit te ri garancine se qeveria e tij eshte e gatshme te punoje me administraten e re amerikane.
“Ju siguroj, se qeveria shqiptare dhe une personalisht jemi teresisht te vendosur e te angazhuar dhe presim me padurim te bashkepunojme ngushtesisht me Ju, zoti President, dhe me administraten Tuaj”, ka pohuar Berisha.
Top Channel