Trafiku klandestin, operacione ne 5 qytete

19/01/2009 17:20

Nje hetim i njesise antikorrupsion nga prokuroria e Tiranes, ne bashkepunim me Drejtorine e Pergjithshme te Policise dhe ate te Tiranes po finalizohet me ndalimin e te pakten 20 personave ne 5 qytete te vendit.

Operacioni coi ne shkaterrimin e nje organizate qe merrej me falsifikimin e dokumenteve dhe trafikimin e klandestineve kryesisht permes Greqise dhe nga Greqia ne vende te tjera te BE-se.

Berthama e organizates ishte ne Tirane ku behej pajisja e klandestineve me dokumente false, ndersa aktiviteti i saj shtrihej edhe ne Elbasan, Lushnje, Fier e Durres.

Seksere te ndryshem gjenin klientet dhe me pas kryenin percjelljen e tyre drejt pikave te kalimit kufitar. Burime jo zyrtare thone se operacioni ende nuk ka perfunduar ende dhe se ne mbremje pritet publikimi i detajeve te tij.

Top Channel