Topi: Zgjedhjet te jene te lira

19/01/2009 14:55

Presidenti i Republikes, Bamir Topi ka folur serish brenda pak diteve per zgjedhjet e ardhshme te pergjithshme.

Ne mbledhjen e Keshillit te Larte te Drejtesise, kreu i shtetit u ka kerkuar partive politike qe te punojne per te garantuar nje proces te qete zgjedhor.

Zgjedhjet e reja, sipas Topit jane me te rendesishmet e periudhes se re, pas rrezimit te komunizmit ne vend, pasi duhet t’i japin fund tranzicionit dhe odisese se kontestimeve.

“Zgjedhjet e vitit 2009 konsiderohen me te rendesishme te periudhes se re demokratike ne Shqiperi per t’i dhene fund nje here e mire ketij tranzicioni qe ka qene i mbushur me zgjedhje, me kontenstime dhe ka nje rendesi te jashtezakonshme qe keto zgjedhje te zhvillohen ne nje klime te qete dhe te jene ne funksion te qytetarit”, u shpreh Topi.

Top Channel