Rrefehet te varri i nenes dhe hidhet nga kati i trete

19/01/2009 08:20

Dhimbja per vdekjen e nenes nuk e ka cliruar per asnje cast nje 31-vjecar nga Tirana, i cili i ka dhene fund
jetes, duke u hedhur nga kati i trete i nje pallati.

Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme te blloku i pallateve “1 Maji”, kur Leandro Dardha, sapo ishte kthyer nga nje vizite te varri i nenes.

Qe nga momenti qe ajo kishte nderruar jete, ai kishte kaluar ne depresion, e madje kishte vendosur t‘i jepte fund jetes. Edhe jo shume kohe me pare, ai ishte vetehelmuar me qellim t‘i jape fund vuajtjes, pasi nuk jetonte dot pa nenen.

Ai ka dale ne ballkon dhe pa u menduar dy here eshte hedhur nga kati i trete. Kalimtaret e rastit jane tmerruar nga skena qe u eshte shfaqur para syve. Menjehere i kane dhene ndihmen e pare te demtuarit, i cili eshte nisur per
ne spital, nderkohe qe eshte njoftuar policia.

Nderkaq, nga spitali eshte njoftuar se 31-vjeçari Dardha kishte nderruar jete. Lidhur me kete ngjarje, policia
ka marre ne pyetje edhe te njohurit e viktimes, te cilet kane deklaruar se ai kishte kaluar ne depresion qe nje vit me pare.

Top Channel