
Ministria e Puneve te Brendshme ka hedhur poshte deklaratat e Partise Socialiste lidhur me numrin e personave me emer te dubluar ne regjistrin kombetar.
Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesi i MPB Fatmir Konja ka saktesuar se numri i te dubluarve eshte sa gjysma e shifres se deklaruar nga PS.
“Deshirojme te sqarojme opinionin publik ne lidhje me pretendimet e PS per te dubluarit ne regjistrin e gjendjes civile. Ky numer eshte 50392 dhe jo 100 mije sic tha PS”, ka deklaruar Konja.
Ai ka bere te ditur gjithashtu se te gjithe ata persona qe jane te dubluar do te identifikohen permes regjistrit elektronik.
“Nga ana tjeter theksojme se eshte pikerisht formati elektronik i regjistrit qe siguron nje numer te vecante identifikimi per cdo shtetas te Republikes se Shqiperise”, ka shtuar Konja.
Top Channel