Procesi elektoral, Berisha: Opozita te monitoroje

19/01/2009 17:30

Kryeministri Sali Berisha u tregua plotesisht i gatshem ne plotesimin e menjehershem te kerkeses se kreut te opozites Edi Rama per ngritjen e nje komisioni vezhgues mbi procesin elektoral. (UPDATE)

“Ftoj opoziten qe te ushtroje te gjithe kontrollin qe deshiron mbi pergatitjet per procesin zgjedhor. Mora vesh qe kreu socialist ka kerkuar nje vendim qeverie per pasaportat. Do te autorizoj Ministrine e Brendshme qe te vendose kontaktet”, u shpreh Berisha.

Por gati 10 dite perpara hyrjes ne fuqi te Ligjit te Lustracionit, kryeministri berisha ftoi kreun e opozites edi rama te marre pjese ne komisionin e verifikimit te figurave, ngritja e te cilit eshte parashikuar te miratohet sipas kalendarit te parlamentit, ne javen e pare te shkurtit.

Sipas ligjit te kundershtuar nga Partia Socialiste dhe nga faktore te rendesishem nderkombetare, komisioni perbehet nga 5 anetare te zgjedhur nga parlamenti, dy prej te cileve i perkasin opozites.

Top Channel