OSSH: Fushate kontrolli per abonentet e energjise

19/01/2009 08:30

Operatori i Sistemit te Shperndarjes ka paralajmeruar se po pergatitet per nisjen e nje fushate kontrolli per te gjithe abonentet e kompanise.

Drejtori Sait Dollapi u shpreh se fushata synon hartimin e nje baze te dhenash te sakta per 1 milione e 100 abonentet ne te gjithe Shqiperine, per shperndarjen dhe pagesen e energjise.

“Ne do te kontrollojme nivelin e faturimit, saktesine e faturimit te qytetareve, do regjistrojme adresat e sakta te cdo biznesi, te cdo qytetari, menyren e furnizimit, sasine e furnizimit”, konfirmoi drejtori i OSSH-se. Ai ka pohuar me tej se “ky eshte nje regjistrim qe perputhet edhe me regjistrimin qe i behet popullsise”.

Keshtu, sipas tij, eshte parashikuar qe cdo abonent do te kete karten e vete apo formularin personal te furnizimit me energji elektrike. Ne kete formular, shtoi Dollapi, do te paraqiten te gjithe treguesit qofshin ata teknike, te cilet kane te bejne me sistemin e matjes, me menyren e furnizimit, me piken e furnizimit, por dhe adresa e sakte e çdo abonenti, niveli i faturimit, si dhe elemente te tjera te sigurise.

 

Top Channel