
Kryetari socialist, Edi Rama, denoncoi sot punen e dobet te qeverise per hartimin e regjistrit te Gjendjes Civile dhe shperndarjes se kartave te identitetit.
Ne nje konference per shtyp, shefi i socialisteve, ne perpjekje per te dhene kontributin e tij ne proces, propozoi qe fillimisht te pajisjen me karta shtetasit qe nuk kane pasaporte deri ne 31 janar.
“Autoritetet vendore te ngarkohen qe vec publikimit te listes se 740 mije shtetasve pa pasaporte, t’i njoftojne ata paraprakisht per detyrimin qe kane, ne te kunder te ndermarrin sanksione nese ata nuk pajisen me karta deri me date 31 janar”, propozoi Rama.
Sipas tij, ne rast se kjo kategori shtetasish nuk pajiset me karte identiteti, atehere procesi zgjedhor i 28 qershorit eshte i deshtuar.
Nderkohe Rama propozoi edhe ngritjen e nje komisioni parlamentar ad hoc, per te monitoruar procesin e pergatitjes se infrastruktures zgjedhore.
Duke ngritur shqetesimin per mbarevajtjen e zgjedhjeve, Rama kerkoi qe regjistri i Gjendjes Civile te pastrohet sa me pare nga 150 mije emra te dublikuar qe gjenden ne te.
Kreu socialist e konsideroi procesin parazgjedhor te organizuar shume keq, ndersa theksoi se deshtimi eshte pergjegjesi i qeverise, por edhe deshtim i Shqiperise ne kete moment historik qe po kalon vendi.
Top Channel