Kaka, sot vendoset e ardhmja…

19/01/2009 17:10

Sot eshte dita vendimtare per fatin e se ardhmes te sulmuesit brazilian te Milanit, Kaka. Babai agjent i lojtarit ka mberritur sot ne Milano per te takuar perfaqesuesit e shoqerise kuqezi dhe asaj te Manchester City-t.

Ne takim do jete i pranishem edhe ish Topi i Arte, vendimi i te cilit do jete shume i rendesishem per arritjen ose jo te marreveshjes. Nderkohe, nga Spanja Real Madrid ka leshuar nje tjeter sinjal per te marre ne Madrid sulmuesin e enderruar prej kohesh.

Babai i lojtarit, Boco Leite nuk ka lene te kuptohet asgje para hyrjes per ne takim. “Me Milanin ka ende shume gjera per te sqaruar”, ka theksuar ai.

Ish mbrojtesi Demetrio Albertini, i ka bere thirrje sulmuesit te qendroje ne Milano. “Nese do isha ne vendin e tij do qendroja tek Milani. Kam degjuar gjithmone zemren dhe karriera ime e tregon kete. Por une nuk jam Kaka dhe nuk dua ta paragjykoj”, shprehet ish mbrojtesi i Mialnit dhe kombetares se Italise.

Top Channel