Itali, sekuestrohen 300 kg kokaine e paster

19/01/2009 17:00

300 kilograme kokaine e paster jane sekuestruar sot nga policia italiane gjate nje operacioni te gjere anti-droge te kryer ne qytetin jugor te Napolit.

Lajmin e bejne te ditur mediat italiane, sipas te cilave lenda narkotike vinte nga Kolumbia dhe kishte si destinacion arenen napoletane. Sipas burimeve, ne treg ajo do te kapte shifren e 15 milione eurove.

Operacioni u krye nga karabinieret e zones se Torre Anunciata, e konsideruar nga autoritetet si bastion i organizates kriminale lokale, Camorra.

Top Channel