Aksidenti, kutite e zeza mbeshtesin perplasjen me patat

19/01/2009 14:25

Regjistrimet e nxjerra nga kutitë e zeza të avionit, që u ul në ujërat e lumit Hudson pak ditë më parë, mbështesin rrëfimet e pilotëve në FBI. 

Zhurmat, ndalimi i motorrëve dhe thirrja e qetë e pilotit për ndihmë duket se janë prova që mbështesin tezën e përplasjes me tufën e patave. Mister mbetet fakti se cfarë u shfaq në ekranin e radarit, pasi anëtarë të bordit të sigurisë në Uashington thonë se nuk mund të vërtetojnë se kanë qenë shpendë.

Por hetuesit do të vazhdojnë të kërkojnë për të dhëna.Ndërkohë që piloti – hero i cili nuk ka folur ende publikisht mbi aksidentin, është ftuar familarisht të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Obamës të martën konfirmojne burime nga stafi i presidentit te zgjedhur.

Shoqata e pilotëve i kërkoi Ceslli Sallenbergerit të mos flasë me mediat deri sa të përfundojnë hetimet.

Top Channel