
Mbrojtësi nigerian i Tiranës, Abraham Alechenu,vazhdon të mbetet në merkato. E ardhmja e tij nuk është vendosur ende, për shkak se në drejtim të tij nuk kanë munguar ofertat.
Këtë e ka konfirmuar edhe vetë menaxheri i tij, Gëzim Mançe. Gjatë javëve të fundit ka pasur disa oferta nga klube të huaja, ndër të cilat ka spikatur ajo nga Hajduku i Splitit dhe ajo e ardhur nga Bundesliga, por që menaxheri Mançe është rezervuar ta bëjë të ditur emrin e klubit.
Sidoqoftë, është intensifikuar veprimtaria e palëve për të arritur një akord dhe çështja mund të zgjidhet brenda këtyre dy ditëve. Kroatët e Hajdukut të Splitit duket se janë më pranë mesfushorit bardheblu, i cili në
sezonet e luajtura në Shqipëri, ka demonstruar se është një futbollist cilësor.
Një paraqitje të mirë, e cila e evidentoi edhe më shumë,ishte ajo në takimin miqësor të fituar 2-1 ndaj Milanit të
Ronaldinjos, ku nigeriani ishte ndër më të mirët në fushë.
Abraham për momentin vazhdon stërvitjen me skuadrën bardheblu në Antalia të Turqisë. Nëse nuk pranohet oferta nga jashtë,
atëherë ai do të mbetet i Tiranës deri në qershor.
Top Channel