Vlore, shperthim i fuqishem ne nje lokal

18/01/2009 14:50

Nje shperthim i fuqishem ka shkaterruar nje prej bar-lokaleve ne vendin e quajtur “Uji i Ftohte” ne Vlore.

Gjate nje komunikimi per shtyp, policia tha se ne ambientet e brendshme te ketij lokali ishte vendosur nje sasi e konsiderueshme tritoli, i lidhur ne menyre artizanale. Shperthimi ka qene shume i fuqishem dhe eshte degjuar ne pjesen me te madhe te qytetit.

Per fat te mire, gjate kohes se shperthimit nuk ka patur asnje person ne afersi te lokalit. Nderkohe qe demet materiale kane qene te medha dhe  pothuajse i gjithe lokali eshte shkaterruar. Pista e pare e hetimit eshte konkurenca dhe policia ka marre ne pyetje pronarin e ketij bari per te pyetur ne lidhje me ndonje konflikt te meparshem.

Top Channel