Reagimet per “The Economist”

18/01/2009 19:45

Duke ju referuar indeksit te demokracise botuar pak dite me pare nga revista prestigjioze “The Economist”, Partia Socialiste akuzoi kryeministrin Sali Berisha se me keqqeverisjen e tij e ka pozicionuar Shqiperine mes vendeve me te prapambetur ne bote.

Sipas ketij indeksi, Shqiperia percaktohet si vend me demokraci hibride te perzier me elemente autoritare. “Vendi yne ndodhet ne nje grup me Irakun, Territoret e Palestines, Bangladeshin, Zambian, Libanin, Mozambikun, Kamboxhian, Kenian, Kirgistanin, Etiopine dhe Venezuelen e Chavezit.

Pra me vende ku zhvillohen luftime disavjecare ose me vendet me te varfera ne bote”, eshte shprehur Islami.

Ne indeksin e “The Economist”, Shqiperia renditet pas te gjitha vendeve te rajonit, por edhe pas shteteve si Mongolia, Nikaragua e Kolumbia.

Per te hartuar kete klasifikim jane perdorur 5 tregues pluralizmi dhe procesi zgjedhor, lirite civile, funksionimi i qeverise, pjesemarrja ne politike e qytetareve dhe kultura demokratike.

“Shqiperia e ka treguesin e funksionimit te qeverise te njejte me Bangladeshin, Mozambikun, Senegalin, Zambian deri me Kuben qe ndodhet me grupin e vendeve autoritare”, theksoi Islami.

Edhe per LSI-ne kjo renditje e Shqiperise eshte rezultat i qeverisjes se keqe te, por edhe i bashkepunimit PD-PS.

“Politika e interesit te vogel politik dhe klientelist qe ka dominuar cdo veprim dhe qendrim te qeverise shqiptare dhe te asaj pjese te opozites shqiptare qe i mungoi detyres se saj si opozite, u kap nga qeveria dhe perfaqesohet nga Partia Socialiste, si dhe kompromiset shume te demshme joparimore e kane katandisur Shqiperine, si nje vend me demokracine hibride”, tha Islami.

Revista “The Economist” ka ndare 165 vende te botes ne kater grupime, ne te parin ato me demokraci te plote, i dyti demokraci me probleme, grupimi i trete ku ben pjese edhe Shqiperia dhe grupimi i fundit i sistemeve autoritare.

Top Channel