Rama: Buxhetin e rrezoi mekanizmi i vjeter

18/01/2009 11:50

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama ka sulmuar ashper voten kunder buxhetit bashkiak te vitit 2009 ne fjalen e mbajtur para qytetareve ne nje diskutim te hapur me banoret ne Pallatin e Kongreseve.

“Buxhetin e rrezuan veset e nje politike te marre peng prej 18 vjetesh. Buxhetin e rrezoi mekanizmi i vjeter i nje lufte politike qe nuk ka te beje me vullnetin e qytetareve, por me interesat e politikaneve. Buxheti eshte i qytetit, jo i politikes, i interesave te qytetareve dhe jo i synimeve te politikaneve, prandaj jam sot ketu bashke me ju per te perballuar nje situate te jashtezakonshme sepse kemi nje fuqi te jashtezakonshme per kete qytet te jashtezakonshem, qytetaret e te cilit nuk mund te rrezikojne te mbeten peng sepse femijet e ketij qyteti nuk do t’i leme peng te interesave qe rrezuan buxhetin e tyre”, u shpreh Rama.

Me tej,ai shtoi se te gjitha strukturat e bashkise duhet te motivohen edhe me shume, per te bere te pamunduren per te perballuar kete situate. “Duhet te jemi teresisht te motivuar per kete situate te jashtezakonshme qe ka krijuar politika e politikaneve nen je qytet qe eshte i qytetareve. Dua t’i bej thirrje ndergjegjes te secilit prej jush, energjive tuaja, cdo strukture te bashkise qe te angazhohet si asnjehere me pare per te bere me te miren, sepse si asnjehere me pare qytetaret e Tiranes kane nevoje per ne, ne menyre qe rruget te jene te pastra dhe te mirembajtura, ne menyre qe ne te gjitha ato fusha ku u detyrohemi atyre, sherbimi te jete i plote dhe cilesor”, nenvizoi kryebashkiaku.

Deklarata e Rames vazhdoi me sulmin ndaj kundershtareve politike ne keshillin bashkiak, te cilet rrezuan buxhetin e vitit 2009. “Politika e interesave driteshkurtra mban peng ne bashki nje sere kerkesash te qytetareve dhe nje sere nevojash te komuniteteve ne gjithe territorin. Ne media eshte perpjekur te percohet ideja se ky eshte nje buxhet i padetajuar. Kerkesat e qytetareve jane te detajuara dhe ky eshte buxheti me i detajuar qe kemi pasur ndonjehere. Ka ikur koha kur buxheti i qytetit te detajohej sipas interesave te politikaneve, sepse ka ikur koha kur rregulloheshin rruget per te marre votat e njerezve. Angazhimi teresor i te gjitha energjive te secilit prej nesh eshte kyci i zgjidhjes se ketij problemi te madh. Duhet te jemi sot me shume se kurre prane qytetareve te Tiranes”, shtoi Rama, i cili me tej detajoi te gjitha projektet e pezulluara me bllokimin e buxhetit.

“Te mos e harrojme asnjehere se pika nga ku jemi nisur nuk eshte me pika jone e neveritshme. Kur filluam te mbjellim faren e shpreses, ne Tirane kishte vetem gropa. Ne nuk krahasohemi me te shkuaren por me te ardhmen dhe ne rrugen e se ardhmes kemi akoma gropa per te mbushur”, vijoi kryebashkiaku, duke theksuar se ne vetem 4 vjet jane pajisur me sisteme ngrohese, 20 cerdhe, 18 kopshte dhe 33 shkolla.

“Ne nje qytet ku pemet ishin bere nje specie ne zhdukje dhe ku siperfaqet e gjelbra ishin pushtuar, ne sot kemi bere shume duke mbjelle 15 mije peme, te cilave u shtohen 3.000 pemet e mbjella gjate ketij sezoni dhe 3.000 peme te tjera qe do mbillen ne parkun e liqenit”, tha Rama para qytetareve, duke premtuar nje te ardhme te gjelber per te gjithe kryeqytetasit. “Ne vitin 2011 kryeqyteti i Shqiperise duhet te jete edhe kryeqyteti i pastertise. Ne vitin 2011, Tirana duhet te kete qyteti me i paster i Shqiperise”, deklaroi kryetari i Bashkise se Tiranes. 

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta