PS: Korrupsion ne konsullata

18/01/2009 20:15

Pas denoncimeve te emisionit “Fiks Fare” per korrupsionin qe behet ne konsullatat shqiptare ne vende te ndryshme ka reaguar Partia Socialiste e cila ka bere pergjegjese ministrin aktual Lulezim Basha.

Deputeti Taulant Balla kete fenomen e quajti “legalizim te vjedhjes se shqiptareve edhe larg atdheut”.

“Ky rrjet zhvatesish dhe falsifikatoresh eshte ngritur neper ambasadat dhe konsullatat shqiptare me bekimin dhe perzgjedhjen e drejtperdrejt te Lulezim Bashes. Duke i mbushur selite tona diplomatike dhe konsullore me militante politike dhe familjare te kupoles se Partise Demokratike dhe njerez me precedente penale sikurse ishte edhe rasti i shoferit te ambasadorit tone ne Rome i cili u kap nga policia italiane si nje korrier droge”, eshte shprehur Balla.

Sipas tij, qeveria aktuale jo vetem nuk e ka luftuar korrupsionin, por e ka ngjitur ate ne nivele marramendese duke shtrire rrenjet e saj ne te gjithe sektoret kyc per vendin.

Top Channel