Ministria: Institucion per hetimin e ndeshjeve

18/01/2009 10:10

Ministria e Sportit ka konfirmuar krijimin e nje institucioni te veçante, qe do te grumbulloje prova per te gjithe ata qe shkelin rregullat e lojes dhe perfitojne ne menyre te paligjshme.

Kjo eshte konfirmuar nga drejtori i ri i sporteve ne MTKRS, Vasil Bici, i cili ka theksuar se ka ardhur koha qe te mos diskutohet me me hamendje, apo akuzat te mbeten muhabete tavolinash. “Nje pjese e rendesishme e ligjit per sportet eshte ajo qe parashikon frenimin e trukimit te rezultateve te ndeshjeve ne futboll”, deklaroi Bici, qe per detyren ne ministri u largua nga drejtimi i Lushnjes.

“U duhet dhene fund perfitimeve te jashteligjshme ne sport. Por, eshte e nevojshme qe per kete fenomen te mos flitet me me hamendje, u shit apo nuk u shit ndeshja; duhen fakte konkrete”. Me tej, ai shtoi: “Do te ngrihet nje institucion i veçante, detyra e te cilit do te jete ndjekja hap pas hapi e procedurave dhe kapja e personave qe bejne shkelje te tilla, duke perfituar ne kurriz te sportit”.

Ne fakt, nje komision i tille hetimor ekziston ne Federaten Shqiptare te Futbollit, por deri me tani ai nuk ka dhene asnje rezultat konkret. Edhe pse ekziston prej afro dy vitesh e gjysme, ai nuk ka dale me asnje vendim zyrtar per akuzat e shitjeve te ndeshjeve, qofshin keto kombetare apo nderkombetare. Vetem pak dite me pare, ne konferencen e tij te pare per shtyp ne vitin 2009, presidenti i FSHF-se, Armand Duka, e mbrojti kete komision, duke thene:

“Nuk kane zgjidhur asnje çeshtje? E keni gabim, ata kane bere nje pune te madhe”. Gjithsesi ende nuk dihet nese per institucionin e ri, qe do te kujdeset per hetimin e ndeshjeve, MTKRS-ja do te konsultohet me FSHF-ne. Keta te fundit kane ndermarre nje hap konkret per “kontrollimin” e ketij fenomeni: dhenien e shperblimeve per skuadrat shqiptare, ne rast se ato kualifikohen ne turet eliminatore te aktiviteteve kontinentale.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta