Interi mundet nga Atalanta

18/01/2009 17:35

Interi ka humbur ne Bergamo ku eshte mundur me rezultatin 3-1. Atalanta dukej me e pergatitur ne kete ndeshje dhe ka dominuar gjate gjithe lojes. Flokari qe ne minuten e 18 ka kaluar vendasit ne avantazh duke shokuar skuadren e Mourinjos.

Vetem 10 minuta me pas tentativave te Interit per te barazuar i kunderpergjigjet Doni i cili dyfishon rezultatin per Atalanten dhe ka qene po ai qe shenon edhe golin e trete duke siguruar nje rezultat qe i dha me shume qetesi per ne pjesen e dyte te skuadres se tij.

Mourinjo u perpoq te ndryshonte dicka ne lojen e skuadres se tij duke futur Obina, Figo dhe Adriano, por ishte Ibrahimovic i cili me shume perpjekje shenoi golin e vetem per Interin ne minuten e dyte shtese.

Kjo fitore ngushton ne 5 pike diferencen me Juventusin e vendit te dyte i cili do te luaje ne mbremje me Lazion.

Nderkohe Roma befason Torinon ne minutat shtese. Pasi eshte zhvilluar pjesa me e madhe e lojes me rezultatin e bardhe 0-0, ne fund Huloi Baptista nxjerr ne pah aftesite prej braziliani duke shenuar nje gol me rroveshate. Kjo fitore e ngjit ne kuoten e 30 pikeve Romen ne vendin e tete. 

Napoli eshte mundur ne javen e 19 te serise A nga Kievo me rezultatin 2-1. Nje ndeshje e cila ka pasur shume kontestime per gjykimin pasi te dyja skuadrat e mbyllon lojen me nga 10 lojtare.

Top Channel