Partia Demokratike eshte hedhur ne kundersulm perballe mundesise qe socialistet t’i drejtohen Gjykates Kushtetuese per “ligjin e dosjeve”. Duke mos marre parasysh kritikat e forta te Keshillit te Evropes, demokratet kane bere te qarte se nuk do te njohin vendimin e kushtetueses persa kohe disa anetare te saj kane konflikt interesi.
Duke ju referuar rezolutes se Gjykates Evropiane per te Drejtat e Njeriut mbi etiken gjyqesore, Aldo Bumci u ka bere nje ftese indirekte disa prej anetareve qe preken nga “ligji i dosjeve” te terhiqen.
“Gjyqtaret duhet te ushtrojne funksionet e tyre me paanshmeri dhe te garantojne aparencen e paanshmerise. Ata duhet te kujdesen per te evituar konfliktin e interesit si dhe situatat te cilat ne menyre te arsyeshme mund te shikohen sikur japin shkak per konflikt interesi. Sjellja e gjyqtareve duhet te jete ne perputhje me karakterin moral te larte qe eshte nje kriter per detyren e gjyqesorit. Ata duhet te jene te ndergjegjshem ne cdo kohe per detyren e tyre, per te mbajtur larte qendrimin dhe reputacionin e gjykates”, eshte shprehur Bumci.
Partia Socialiste paralajmeroi disa dite me pare permes nenkryetarit te grupit parlamentar Erjon Brace ankimimin e ketij ligji ne Gjykaten Kushtetuese.
Por kryeministri Sali Berisha ne nje konference per shtyp vetem nje dite me pas duke mos marre parasysh edhe kritikat e forta te sekretarit te pergjithshem te Keshillit te Evropes Terry Devis, beri te qarte se ai kishte te drejte vetem ne nje pike, mbi kufizimin e kandidimit politik te personave te gjetur te papaster nga ligji.
Nderkohe persa i perket mundesise se dergimit te tij ne Gjykaten Kushtetuese, kryeministri Berisha paralajmeroi me tone te forta se anetaret qe kane konflikt interesi ne kete ligj nuk duhet te perfshihen ne vendim.
Nderkohe burime nga Partia Socialiste bejne te ditur se ankimimi ne Gjykaten Kushtetuese do te behet diten kur ligji hyn ne fuqi.
Top Channel