Bogdani, pista e re te con ne Lece

18/01/2009 11:20

Klubi qe renditet i treti nga fundi ne Serine A synon te perforcohet.

Erjon Bogdani dhe Kievo. Ne kete merkato dimri vazhdojne te forcohen zerat qe flasin se rruget e tyre do te ndahen. Emri i sulmuesit te kombetares vazhdon te lakohet nga skuadra te shumta dhe e interesuara me e fundit eshte Leçe.

Klubi qe renditet i treti nga fundi ne Serine A synon te perforcohet: reparti qe ka me teper nevoje per riparime eshte ai ofensiv, pasi puliezet kane nje prej sulmeve me te keqija te kampionatit. Drejtuesit verdhekuq synojne te largojne Simone Tiribokin, per te cilin interesohen shume skuadra, nderkohe qe perveç Bogdanit, si alternative shihet edhe Karaçolo i Breshias. Leçe eshte skuadra e radhes nga Seria A qe mendon te afroje Bogdanin, pas Palermos, Bolonjes dhe Rexhines.

Megjithate, nese nuk vjen ndonje oferte e kenaqshme, 31-vjeçari preferon te mos largohet nga Kievo. Kjo, pavaresisht faktit se ai nuk cilesohet si zgjedhje e pare nga trajneri Di Karlo. Edhe per ndeshjen e radhes, ku sot ne Verona do te mberrije Napoli, kuqeziu nuk do te jete ne formacionin titullar. Gjate javes, Bogdani ishte aktivizuar me skuadren e pare, por sipas mediave italiane, Kievo do t‘i besoje edhe nje here dyshes Espozito-Pelisier.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta