PS: Berisha mashtroi per ligjin e dosjeve
16/01/2009 17:45
Partia Socialiste ka akuzuar mazhorancen qeverisese per hartimin e ligjit te dosjeve ne kundershtim me standartet e BE-se.
Ne nje deklarate per shtyp, sekretari i PS per mjedisin, Besnik Bare ka deklaruar se kryeministri Berisha mashtroi qytetaret edhe per kartat e identitetit.
“Berisha genjeu kur tha se ligji i dosjeve eshte sipas standarteve te BE dhe kur tha se prioritet i qeverise se tij eshte pajisja me karta e qytetareve. Nderkohe qe po provohet se nuk ka bere asgje”, ka pohuar Bare.
Top Channel