
15 deshmitare qe pritej te rrefenin kunder te akuzuareve, anetare te bandes se Lushnjes, kane protestuar ndaj trupit gjykues, i cili ka qene i detyruar te shtynte seancen e radhes per shkak te mungeses se njerit prej avokateve.
Deshmitaret, reaguan pasi sipas tyre eshte e perseritur disa here qe ata shkojne ne seance gjyqesore dhe nuk arrijne te deshmojne per shkak se, ky proces shtyhet nga mungesa e avokateve.
Te gjithe deshmitaret qe ishin ne salle, jane te fundit qe prokuroria ka thirrur per te deshmuar kunder te akuzuareve. Ne tavolinen e avokateve te te pandehureve, mungonte Marash Ibraj, i cili mbron te pandehurin Arjan Alicka.
Kreu i trupit gjykues, Marsela Balili, vendosi ta zevendesoje avokatin Marash Ibraj si dhe te njoftoje Dhomen e Avokatise dhe Ministrine e Drejtesise per mungesen e korrekteses te avokatit ne fjale.
Top Channel