
Qeveria e Kosoves ka vendosur sot, ne mbledhjen e rregullt te saj se me Serbine do te bisedoje vetem per ceshtje teknike qe lidhin dy vendet, gjithmone nese ne bisedime do te marrin pjese edhe SHBA e BE.
Ne perfundim te mbledhjes, zevendeskryeministri Hajredin Kuci ka bere te qarte se Prishtina do te refuzoje kategorikisht cdo bisedim per statusin, i cili tani eshte ceshtje e mbyllur.
“Qeveria e Kosoves edhe nje here thekson se eshte kunder atyre bisedimeve me Beogradin qe e tejkalojne karakterin teknik. Gjithashtu, pa perfaqesues te Shteteve te Bashkuara dhe te Bashkimit Evropian nuk do te bisedohet as per ceshtjet teknike”, ka deklaruar Kuci pas mbledhjes se qeverise.
Me tej numri dy i qeverise kosovare ka theksuar se Kosova do te bisedoje vetem si nje shtet sovran dhe ka kritikuar Beogradin per qendrimin ndaj Kosoves, “i cili ka mbetur identik me ate te viteve ‘80 dhe ‘90 te shekullit te kaluar”.
Top Channel