Londer, arrestohen dy emigrante shqiptare

16/01/2009 04:55

Pakujdesia, tradheton dy emigrante shqiptare ne Londer te cilet po transportonin me nje furgon, 125 mije monedha nje paundeshe te falsifikuara.

Florin Miftaraj, 29 vjec, sebashku me Justin Kacen, 26 vjec, u ndaluan nga policia ne zonen Hansloe, tek sa parkonin furgonin, i cili nga pesha e madhe anonte ne njeren ane.

Policet jane cuditur kur kane zbuluar se shkaku mbipeshes ishe ngarkesa e monedhave nje paundeshe te falsifikuara te cilat ishin fshehur ne pese thase.

“Pesha totale e tyre ishte 1 ton e 187 kilograme”, ka thene prokurori Benjamin Douglas-Jones gjate procesit gjyqesor ne Isleeorth Croen Court ky dy shqiptaret u perballen me akuzat e posedimit te parave te falsifikuara dhe perfshirje ne krim.

Ata i mohuan keto akuza duke deklaruar se dy biznesmene shqiptare i kerkuan atyre ta conin furgonin prane nje kafeneje ne veri te Londres, ne lagjen Finsbury Park. Miftaraj dhe Kaca mohuan te kishin dijeni per monedhat e falsifikuara.

Po ashtu ata, i treguan gjykates emrat e dy biznesmeneve te cilet, sipas policise, jane truri ketij aktiviteti kriminal. Emrat e tyre nuk behen publik per arsye hetimi.

Juria ne kete proces gjyqesor u bind se dy shqiptaret e arrestuar tejet rastesisht, nuk ishin zoteruesit e 125 mije paundeve te falsifikuar, por thjesht transportues.

Akuzat  ndaj  Justin Cakes u rrezuan, ndersa Florin Miftaraj u denua me nente muaj burg.

Top Channel