
Vazhdon shperndarja e kuponave, te domosdoshem per aplikimin per leternjoftime. Ne oren 11 ne zyren qendrore te postes ne Tirane, gjendja ishte normale, ndryshe nga radhet e regjistruara ne ditet e meparshme.
Sipas zevendesministrit te Brendshem Ferdinand Poni, i kontaktuar me telefon nga Top Channel, nxjerrja ne qarkullim e rreth 20 mije kuponave ka normalizuar procesin.
Ne sportelet e postes qendrore, qe shesin kuponat e aplikimit, te premten paradite pritja ne radhe ishte e shkurter. Pas pajisjes me kupon, qytetaret mund te aplikojne per leternjoftim prane stacioneve te aplikimit ne minibashki.
Po sipas Ponit, vetem per diten e premte deri ne oret e pasdites, numri i aplikimeve kishte arritur ne rreth 2200. Ndonese ne total numri i aplikimeve qe nga fillimi i procesit nuk ka arritur ende 10 mije, zv/ministri i Brendshem Ferdinand Poni e cilesoi fluksin e aplikimeve te kenaqshem dhe pa probleme.
Lidhur me procesin e pajisjes me kuponat per kartat e identifikimit ka reaguar edhe lideri i levizjes G99, Erjon Veliaj, i cili ka ftuar opoziten politike qe te heqe dore nga qendrimet kritike dhe te jape kontributin e saj per kete proces.
Gjithashtu, Veliaj ka ftuar edhe qytetaret qe te pajisen sa me shpejt me karta, ne menyre qe te shkojne dhe te votojne ne zgjedhjet e ardhshme.
“Sot eshte nje nga ditet normale kur ka filluar procesi per kartat e identifikimit. Nuk eshte momenti per te qene histerik apo me panik. Cdo proces ka veshtiresite e veta dhe ne vend qe te deklarojme se nuk ka karta, duhet te ftojme qytetaret qe te marrin kuponat dhe te shkojne te votojne ndryshimin. Kesaj qeverie i ra per pergjegjesia te realizoje identifikimin e popullsise. Le te marrim pjese ne kete proces”, ka deklaruar Veliaj.
Top Channel