“Dosjet”, PS: Refuzojme pjesemarrjen ne Komision
16/01/2009 15:10
Nje dite pas shpalljes se Ligjit te Lustracionit dhe deklarimeve per paditjen e tij ne Gjykaten Kushtetuese, Partia Socialsite beri sot publike nje tjeter qendrim, ate te refuzimit te komisioneve te verifikimit te dosjeve qe do te ngrihen ne zbatim te ketij ligji.
“Partia Socialiste nuk e njeh kete ligj, e quan antikushtetues dhe ne nuk mund te behemi pale me nje ligj te tille”, u shpreh deputeti, Marko Bello.
Zoti Bello akuzoi qeverine edhe per trajtime preferenciale mbi baza krahinore, duke theksuar se gjate kater viteve te fundit, jugu i Shqiperise eshte diskriminuar, ndersa veriu eshte vjedhur.
Top Channel