Bulqize, diskutohet strehimi i 13 familjeve

16/01/2009 20:50

Banoret e pallatit qe u shemb te enjten ne qytetin e Bulqizes kane kaluar naten e pare jashte shtepise se tyre.

Ata jane strehuar perkohesisht tek te afermit, por gjate dites kane vazhduar te qendrojne prane godines ku kane te gjitha orendite shtepiake.

“Mu shemb shtepia. Naten e kemi kaluar tek te afermit por tani jemi kthyer ketu”, tregon nje banore.

Kryebashkiaku i Bulqizes ka kerkuar daljen e menjehershme te banoreve nga godina e rrezikshme. Ai thote se perkohesisht strehimi i banoreve do te behet ne ambjentet e nje xhamie ne qytet.

“Kemi patur nje takim me myftiun e Dibres dhe arritem nje marreveshje per strehimin e ketyre banoreve ne xhami”, ka deklaruar kryebashkiaku.

Kreu i Emergjencave Civile ka shkuar ne Bulqize me nje helikopter per te pare nga afer gjendjen dhe per te diskutuar me bashkiaket.

“Ne sot erdhem per te pare situaten dhe per te gjetur nje zgjidhje qe do ta pergatis per ministrin e Brendshem dhe kryeministrin, per t’i dhene nje zgjidhje perfundimtare ketij problemi”, ka deklaruar Alfred Olli.

Godina eshte ndertuar ne vitin 1997, por jo plotesisht. Ne vitin 1996 ne te u strehuan 20 familje te varfera por per shkak se godina s’kishte perfunduar ende, ka nisur shembja e pjesshme deri ne momentin kur ajo u be teresisht e pabanueshme.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta