
15 banore te nje pallati ne Bulqize e kane braktisur ate pas shembjes se plote te katit te fundit.
Kryebashkiaku i Bulqizes ka udheruar familjaret te largohen menjehere per t’i shpetuar shembjes totale te godines se amortizuar.
Dy familje ne kete pallat kane pesuar demtime te shumta per shkak se kane humbur sendet e tyre te jeteses. Ky pallat eshte ndertuar ne vitin 1987 kati i katert ngeli pa perfunduar dhe eshte i hapur. Ne vitin 1995 ne te jane futur rreth 20 familjare te ardhur nga zona te thella te Bulqizes.
Kryebashkiaku thote se ka kerkuar disa here largimin e banoreve nga kjo godine e rrezikshme.
Per shkak te varferise ata nuk kane patur mundesi te gjejne nje tjeter banese. Aktualisht bashkia eshte duke punuar per te sistemuar familjet e pastreha. Perkohesisht ata jane vendosur ne 4 dhomat e nje cerdheje ndersa eshte njoftuar prefekti i Dibres dhe shtabi i emergjences.
Top Channel