
Kryetari i Bashkise, Edi Rama, kerkoi votimin ne Keshillin Bashkiak te buxhetit per vitin 2009, nga te gjithe anetaret, pasi ata perfaqesojne interesat e qytetareve dhe jo ambiciet dhe deshirat e politikes.
Ne nje konference per shtyp, kreu i bashkise, theksoi se buxheti eshte detajuar dhe eshte hartuar ne bashkepunim me qytetaret e Tiranes dhe ekspertet; ka marre muaj te tera pune dhe degjesa publike.
Duke folur per rrezimin e buxhetit ne mbledhjen e fundit te Keshillit Bashkiak, kryeqytetari i Tiranes, theksoi se cdo gje erdhi nga mungesa e deshires se kundershtareve per te zgjidhur problemet e njerezve.
“Buxheti eshte i qytetareve dhe jo i politikes, i nevojes se qytetareve dhe jo ambicieve, ndaj duhet votuar pavaresisht nga politika e dites”, u shpreh Rama.
Miratimi i projektbuxhetit te bashkise u shty ne kohe, pasi keshilltaret e LSI-se bashkuan votat me ata te PD-se duke votuar kunder draftit ne kete vit elektoral.
Top Channel