
Partia Socialiste do t’i drejtohet Gjykates Kushtetuese per Ligjin e Dosjeve.
Nenkryetari i grupit parlamentar Erjon Brace beri publik vendimin qe ne fakt ishte paralajmeruar me pare nga Partia Socialiste. Ai ju referua me kete rast edhe kerkeses per doreheqje si pasoje e ketij ligji te shefit te grupit hetimor per ceshtjen e Gerdecit, Zamir Shtylla.
“Do ta dergojme Ligjin e Dosjeve ne Kushtetuese. Deri diten e fundit qe keta njerez te shkojne para drejtesise nuk do te kete asnje terheqje nga ana jone”, u shpreh Brace.
Nenkryetari i grupit kuvendor socialist, akuzoi qeverine se ka punuar dhe hartuar ligje vetem per te penguar zbardhjen e plote te kesaj ngjarje te rende.
“Berisha ka punuar cdo dite per te hartuar ligje qe largojne nga drejtesia prokuroret dhe gjykates; ka punuar cdo dite te caktoje prokurore dhe gjykates qe duhet t’i binden”, u shpreh Brace.
Zoti Brace theksoi se zbardhja e kesaj ngjarje eshte nje detyrim perballe jo vetem viktimave te Gerdecit dhe familjeve te tyre por te te gjithe shqiptareve.
Top Channel