
Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka pershendetur ratifikimin e MSA-se nga parlamenti i Greqise dhe shprehu kenaqesine e perfundimit te procesit te ratifikimit nga te gjitha vendet e Bashkimit Europian.
Nepermjet nje mesazhi drejtuar homologut te saj grek, Dimitrios Sioufras, Topalli falenderon deputetet e ketij parlamenti per miratimin e MSA-se midis Shqiperise dhe BE-se.
Mbremjen e djeshme parlamenti grek ka miratuar Marreveshjen e Asociim Stabilizimit me Shqiperine. Pro marreveshjes votuan te gjithe grupet parlamentare me perjashtim te partise Laos, qe votoi kunder.
Perpara seances aktiviste te organizates “Omonia” protestuan para parlamentit duke kerkuar mosmiratimin e marreveshjes pa respektimin e te drejtave te minoritetit.
Top Channel