Rinis qarkullimi ne kufirin me Kosoven

14/01/2009 08:20

Ne doganen e Morinit, e cila eshte porta kryesore qe lidh Shqiperine me Kosoven keto dite, ndonese me debore dhe me temperature teper te uleta, fluksi i qarkullimit te njerezve dhe mallrave po shkon drejt normalitetit.

Pas nje pauze te gjate per shkak te festave te fundvitit dhe veshtiresive ne qarkullimin rrugor te automjeteve
qe krijoi debora, ka nisur edhe shkembimi i mallrave
nepermjet kesaj dogane.

Rajoni i Kukesit, por edhe me gjere, shumicen e artikujve te konsumit te perditshem e siguron pikerisht nga tregu i Kosoves, nderkohe keto dite ka nisur edhe tranzitimi i mallrave qe vijne nga jashte Shqiperise dhe qe kane destinacion tregun e Kosoves.

Brenda nje dite mesatarisht hyjne ne Shqiperi 80-100 shtetas kosovare, por ne periudha te caktuara ky numer shkon deri edhe ne 1200.

Top Channel