
Eshte shtyre per te treten here gjyqi ndaj dy te rinjeve nga fshati Toc i Tepelenes, te cilet u paditen nga policia se kishin organizuar nje proteste pa leje.
Disa muaj me pare Orgen Hasanbegaj dhe Luan Halili ishin nder nismetaret e nje proteste nacionaliste qe u zhvilluar kunder kryetarit te bashkise se Himares Vasil Bollano dhe prefektit te Gjirokastres Spiro Ksera, kunder asaj qe protestuesit e quajten perpjekje per ndarjen e Shqiperise.
Ne seancen e sotme e mbajtur ne gjykaten e Tepelenes nuk u paraqit asnje nga deshmitaret e thirrur nga gjykata. Ata ishin drejtuesit e policise te cilet drejtonin komisariatin e Tepelenes ne kohen kur u mbajt protesta.
Gjithashtu ne seance nuk u paraqit as prokurori i ceshtjes. Nderkohe rreth 30 minuta para nisjes se gjyqit eshte zhvilluar nje tjeter proteste ne te cilen merrnin pjese te rinj nga shume qytete te vendit. Ata kerkuan lirimin e dy te rinjeve nga cdo akuze.
Mbrojtja e dinjitetit kombetar eshte vlere morale dhe jo krim eshte thene nga protestuesit.
Top Channel