
Levizja per te Drejtat e Lirite e Njeriut shprehet kunder cdo aksioni politik te organizates Omonia dhe PBDNJ ne dem te bashkejeteses mes minoritetit grek dhe shqiptareve.
Kreu i LDLNJ, Ligoraq Karamelo kundershton memorandumin e Omonias drejtuar Parlamentit grek, ku kerkohej kushtezimi i ratifikimit te MSA-se deri ne plotesimin e nje sere kushtesh ne baze te te cilave qendronte ideja e Vorio Epirit.
“Omonia aktuale nga menyra se si po funksionon e ka mbyllur ciklin e saj. Fakti qe i drejtohet per ndihme nje faktori te jashtem nuk sjell zgjidhjen e problemit, por acarime te situates”, deklaron Karamelo.
Zoti Karamelo ironizon risjelljen ne vemendje te Vorio Epirit, te cilin e quan nje ceshtje te kaluar prej dekadash. Sipas tij, keto deklarata behen vetem per te hequr vemendjen nga problemet e verteta te minoritetit grek dhe paaftesine e Bollanos dhe Dules per t’i dhene zgjiedhje atyre.
“Trajtimi dhe risjellja ne skene e ketyre koncepteve jo vetem qe s’ka asgje te mire, por acaron ceshtje te kohes se kaluar. Ne pretendojme te hyjme ne BE dhe te trajtosh ide qe kane te bejne me qemotin, eshte dicka anakronike qe nuk ndihmon por shmang vemendjen nga problemet aktuale qe ka minoriteti”, pohon Karamelo.
Kreu i Levizjes per te Drejtat e Lirite e Njeriut, parti e dyte e minoritetit grek, thekson se cdo kerkese apo aksion politik duhet te merret duke respektuar Kushtetuten e Shqiperise. “Referenca me e mire dhe pergjigjia me e mire do te ishte puna e Omonias”, shton Karamelo.
Omonia duhet te kthehet ne nje organizate gjitheperfshirese, thote ai, e ndertuar mbi vlera te verteta dhe jo mbi interesa personale te drejtuesve aktuale.
Top Channel