
Drejtori i pergjithshem i policise italiane, Antonio Manganelli gjate takimeve me drejtues te policise shqiptare, kryeprokuroren Ina Rama, por edhe kryeministrin Berisha, ka publikuar per mediat projektin e autoriteteve per krijimin e nje skuadre te perbashket hetimore qe perfshin vendet e Ballkanit.
Sipas zotit Manganelli, kjo lloj task force do te ishte me efektive ne luften ndaj kriminalitetit dhe trafiqeve. I pyetur nga Top Channel se si e shpjegon faktin se pjesa me e madhe e operacioneve italiane qe behen me Shqiperine lidhen vetem me luften ndaj droges, numri nje i policise italiane u pergjigj:
“Bashkepunimi mes policive zhvillohet mbi trafiqet qe jane me evidente, vite me pare ishte kontrabanda e cigareve, pastaj erdhi emigrimi klandestin dhe tani trafiku i paligjshem i droges, qe ka kaluar kontrabanden e cigareve dhe klandestinet. Me pare arrestonim kontrabandiste dhe skafiste, sot arrestojme trafikante droge. Nese do kemi serish kontrabande cigaresh dhe trafik klandestinesh, atehere ne serish do te arrestonim ata. Le te themi se droga eshte nje nga problemet qe po luftojme”, eshte shprehur Manganelli.
Ndersa drejtori i pergjithshem i policise italiane pohoi se konfiskimi i pasurive qe vijne nga krimi kerkon pune dhe eksperience, drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Premci shtoi: “Ndonese per ne eshte nje eksperience e re, ne dy vitet e fundit jane 11 milione euro te sekuestruara nga grupe te fuqishme kriminale qe kane vepruar ne Lushnje, Durres e Tirane. Gjithashtu, kemi filluar nje pune per krijimin e nje databaze per persona qe kane veprimtari kriminale”, ka pohuar Premci.
Top Channel