Sinoptikanet: Temperaturat do ulen deri ne -6 grade

13/01/2009 08:35

Temperaturat qe do te na shoqerojne kete jave do te jene me te uleta krahasuar me ditet qe kaluam. Reshje shiu dhe debore do te jene te pranishme deri ne fund te javes, ne menyre te vecante ne zonat malore.

Sipas parashikimit te sinoptikaneve, temperaturat do te zbresin deri ne -6 grade Celsius, per t’i lene me pas vendin kthjellimit te motit dhe rritjes deri ne 4 grade Celsius javen e ardhshme.

Sot jane rikthyer vranesirat dhe reshjesh ne te gjithe territorin e vendit. Reshje shiu do te kemi ne bregdet dhe zonen e ulet, ndersa reshje debore ne zonat malore.

Edhe neser do te kemi mbizoterim te vranesires dhe reshje ne te gjithe territorin, ndersa zonat malore do te kene debore. Fundjava pritet te nise me mot te kthjellet, por nje tjeter system vranesirash pritet te shfaqet
perseri te dielen.

Top Channel