Krimi, MPB hedh poshte akuzat e PS

13/01/2009 20:05

Qeveria shqiptare ka hedhur poshte akuzat e bera nga Partia Socialiste, e cila bente pergjegjes ekzekutivin per numrin e madh te vrasjeve ne vend.

Ne nje deklarate per shtyp, zedhenesi i Ministrise se Brendshme, Fatmir Konja ka deklaruar se kjo qeveri ka arritur shifrat me te mira ne luften kunder krimit.

“Shifrat e sajuara ne menyre te papergjegjshme nga PS nuk do ta fshijne ndryshimin e krijuar nga kjo qeveri. Forca me e madhe e opozites nuk po ndahet dot nga politika e saj”, ka pohuar zedhenesi.

Top Channel