
Prangoset personi, qe nje dite me pare ekzekutoi me arme zjarri kusheririn e tij dhe plagosi nje grua 34-vjecare.Reshit Adri, u arrestua nga forcat e policise dhe te RENEA-s pas nje nate kerkimi ne nje pyll ne rrethin e Korces.
Ngjarja e rende ndodhi dje ne fshatin Podgorie. Viktima, Lulezim Laze 40 vjec, u qellua me plumba kallashnikovi nga Reshit Adri, i cilu u fsheh me pas ne nje zone te larte prane fshatit dhe qelloi me arme per disa ore forcat e rendit, qe e kishin rrethuar.
Ai nuk iu pergjigj thirrjeve per t’u dorezuar dhe beri rezistence, por pas disa oresh kerkimesh, Adri ka rene ne pranga. Ne canten e tij u gjeten nje granate dore, arma me te cilen kreu krimin dhe nje sasi fishekesh.
Gjate nates ai ishte fshehur ne Malin e Gjere, ndersa RENEA dhe policia kerkonin zonen ne perpjekje per ta gjetur. Erresira dhe terreni i thyer e veshtiresuan kerkimin dhe gjetjen e autorit te krimit, por operacioni perfundoi me sukses.
Top Channel