Manchester United rigjen sulmuesin Rooney

16/02/2008 17:20

Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney do jete ne dispozicion te Alex Ferguson per ndeshjen delikate te Champions League kunder Interit.

I ndalur qe prej 14 janarit per shkak te nje demtimi, Rooney rikthehet ne grupin e kuq dhe me shume mundesi do aktivizohet qe ne ndeshjen e dites se shtune kunder Blackburn Rovers. Perballja e pare mes Manchester United dhe Inter do zhvillohet diten e marte ne 24 shkurt ne stadiumin “San Siro”.

“Rooney do jete gati dhe jemi shume optimiste. Mund te kete edhe nje mundesi te vogel per ta nisur ndeshjen nga pankina diten e merkure ndaj Fulham, por ende nuk kemi vendosur”, qarteson Alex Ferguson.

Ndeshja ndaj Interit do jete nje nga me te veshtirat per Manchester United pasi italianet jane skuadra me e forte e momentit ne Serie A dhe kete e kane treguar edhe dje ne mbremje ndaj Milanit ku fituan 2-1.

Top Channel