
Busulla juaj në gjithçka! Ky është synimi i Celësi Media Grup që prej 15 vitesh sjell botime të dobishme si gazeta Celësi, udhërrëfyesit e Tiranës apo qyteteve të tjera, guidat turistike, Celësin e Biznesit etj.
Por gjatë këtij muaji, informacioni i cili ishte i prekshëm, tashmë është lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë në mënyrë elektronike.
Olgi Zenullari shpjegon: Tashmë përveç faqes së internetit kemi edhe aplikacionin për smart-phone.”
Në formën e busullës, mund t’i referoheni faqes përkatëse për të marrë informacion mbi kohën e lirë e argëtimin, fletët e verdha, të shkëmbeni njoftime, të njiheni me oferta të leverdisshme, të pajiseni me kartën ekstra për të përfituar nga të gjitha privilegjet që të jep ajo, si dhe të prenotoni në cilindo hotel të Shqipërisë.
Për drejtuesit e gazetës Celësi, më e kompletuara e këtij formati në treg, kjo është një urë e re komunikimi që përcjell risi.
Benisa Kaçe, drejtoreshë e gazetës “Celësi”, thekson: “Gazeta jonë është e vetmja në llojin e saj dhe është e vetmja platformë në Shqipëri e integruar, me dy ura komunikuese: gazeta e shtypur dhe portali në ueb. Njoftimet që botohen në gazetë dalin në kohë reale edhe në gazetë e anasjellas.”
Informacion i nevojshëm për këdo, 360 gradë në 24 orë. Për të përmbushur këto nevoja, janë krijuar 16 ikona në shërbim të qytetarëve duke filluar nga urgjencat, shërbimet e nevojshme e deri tek koha e lirë, shopping etj.
Por që shërbimi të jetë në nivelin e duhur, është Departamenti i Informacionit dhe Shërbimit ndaj Klientit që bën në çdo kohë mbështetjen on-line për bizneset apo konsumatorët.
Migena Metani, drejtoreshë e departamentit, shpjegon: “Departamenti i Informacionit është sektori ku bëhet përpunimi i të dhënave dhe mbështetja e klientëve online. Të gjitha portalet tona karakterizohen nga hapësira dedikuar bizneseve dhe klientëve të cilët nëpërmjet password-it dhe emrit të përdoruesit menaxhojnë vetë hapësirën e dedikuar për ta.”
Busulla e Celësit ju udhëheq në destinacionin tuaj pas vetëm një klik-u.
Top Channel